top of page
Mirësevini në shkollën tone. Shpresojmë që faqja të jetë e dobishme dhe informuese. Hidhini një sy për të mësuar më shumë për shkollën dhe mënyrën se si ne ofrojmë edukimin më të mirë për fëmijët tanë
1/2
HISTORIKU I SHKOLLËS 9-VJEÇARE “RILINDJA” VLORË
Për t’u njohur me historinë e shkollës 9-vjeçare “Rilindja” duhet, të kthehemi pas në kohë .
Emri i shkollës ,”Rilindja”, dikur shkolla 8-vjeçare “8 Nëntori” , vjen në periudhën pas viteve 90 , me ndryshimet e reja politike që ndodhën në Shqipëri .
Historia e shkollës, ”Rilindja" ( dikur shkolla 8-vjeçare “8 Nëntori”) fillon më 22 Nëntor 1966.
Si u zhvillua shkolla 9-vjeçare "Rilindja"?
Shkolla u hap me një staf prej 30 mësuesish dhe 993 nxënësish dhe me drejtor z. Petraq Kokuri .Një vit më vonë, 1967-1968, në shkollë u regjistruan 1272 nxënës dhe dhanë mësim 39 mësues .
Në vitin e 20 –ë të saj, 1986-1987 , shkolla regjistroi një numër prej 872 nxënësish .
Përvjetorin e saj të 30-të , 1996-1997 , shkolla nuk pati mundësi ta festonte , për shkak të ngjarjeve që ndodhën pas rënies së firmave piramidale (shkolla u ndërpre në shkurt 1997 dhe rifilloi më 5 maj 1997)
Viti shkollor 1997-1998 filloi më 15 shtator dhe përfundoi më 6 qershor , me një numër prej 1403 nxënësish tw regjistruar . Një vit më pas 1998-1999 fillon për herë të parë java 5-ditëshe e punës .
Në këte periudhë drejtues i shkollës ishte z.Mimin Mustafaraj .
Në vitin shkollor 2017-2018 shkolla 9-vjeçare "Rilindja " ka një numër prej 794 nxënësish dhe një staf prej 45 mësuesish.
Cilët ishin drejtorët e shkollës në vite ?
Drejtori i parë i shkollës ka qenë z. Petraq Kokuri.
Më pas drejtues të tjerë kanë qenë :
Hasan Cekodhima
Donika Kapo
Koço Stefani
Mimin Mustafaraj
Siri Zere
Gentjan Ballaj
Drejtues aktual i shkollës 9-vjeçare" Rilindja" është znj
bottom of page